AKTIVITETE PROJEKTUESE

Ky projekt parashikon pjesëmarrjen italiane në procesin e stabilizimit, në rindertimin dhe zhvillimin e Shqipërisë , Durrësit – ashtu siç është vendosur nga MAP (ministria e aktiviteteve te prodhimit) në paragrafin 1 të ligjit me nr. 84/2001-, nëpërmjet mbështetjes në zhvillimin ekonomik të NVM- ve vendore. Projekti i përshtatet në atë linjën prioritare të ndërhyrjes në të cilën bën pjesë Vendimi i Komitetit të Ministrave të datës 20 nëntor 2003 që parashikon aktivitet të ndihmës teknike dhe formim personal teknik dhe drejtues vendor , në fushat kryesore, për zhvillimin e sektorit privat, sipas formave të konkurrueshmërisë europiane të NVM- ve. Qëllimi i përgjithshëm konsiston në promovimin e sistemit ekonomik vendor , nëpërmjet bashkëpunimit midis Italisë dhe Shqiperisë, qoftë në këndvështrimin e Integrimit Europian , qoftë në vetëdijen e përbashkët të NVM- ve Italiane dhe shqiptare në mundësitë reciproke që në mundësi këto dy tregje ofrojnë. Projekti parashikon si partneritet italian: CCIAA (dhoma e tregtisë, industrisë, zejtarisë dhe e bujqësisë) La Spezia ( Organi promovues), CCIAA Genova - CLP dhe CCIAA Lucca dhe si partneritet shqiptar: Komuna Durres dhe CCIAA Dhoma e Tregtisë, Industrisë, Zejtarisë dhe e Bujqësisë Durrës. Qëllimi më i veçantë i projektit ka lidhje me krijimin e një sistemi të integruar të promovimit të ofertes tregtare nëpërmjet redaktimit të një studimi të mundësisë për realizimin e një qendre panairi , edhe nëpermjet realizimit të një partneriteti publik dhe privat.

 

Aktivitetet projektuese të specifikuara që do të kryen për ndjekjen qoftë në objektivin e përgjithshëm ashtu edhe në atë specifik janë në vazhdim të listuara:
1) Pamja e hartës të NVM- ve të Komunës së Durrësit (aktualisht nuk ekziston një “Regjistër të Ndermarrjeve” analoge me atë të Italisë);
2) Analiza të potencialiteteve të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të Komunës të Durrësit në aspektin e bashkëpunimit , promovimit dhe ndërkombëtarizimit;
3) Edukimi për 15 NVM- të shqiptare të seleksionuara midis atyre të shfaqura nga studimi , në temat e promovimit, të bashkëpunimit dhe të ndërkombëtarizmit (edhe nëpërmjet transferimit të “know how” – së bashku i aftësive dhe i përvojave të nevojshme për përdorimin e duhur të teknologjisë – nga ana e ndërmarrjeve italiane të paraqitura “in loco” - në të njëjtin vend ku ka ndodhur diçka në të cilën janë të vendosura dhe ato të që ngjajnë me të-), por edhe në Kartën europiane te NVM- ve;
4) Formimi për 10 vartësit e administratës publike të Durrësit në temat e drejtimit të ngjarjeve promovuese dhe panaire ( edhe nëpërmjet transferimit të “know how” nga pala e organeve publike drejtues/ menaxher dhe/apo pjesëmarrës në tituj të ndryshëm në organe të panaireve).
5) Studimi i mundshëm i përfunduar në realizimin e një qëndre panairi dhe ekspozite në Komunën e Durrësit , ne zonën urbane.

 

Projekti , domethënë, synon të kënaqë kërkesat vendore nëpërmjet:
1) Krijimin e një ambjenti të favorshëm në zhvillimin e NVM- ve;
2) Përmirësimin e aftësive të drejtimit të NVM- vendore;
3) Zbatimin e Kartës Europiane për NVM- ve.
4) Furnizimin e mjeteve për zhvillimin e ndërmarrjeve vendore;
5) Pajisjet e infrastrukturave për promovimin e ekonomisë vendore.