Building Capacity e Promozione Economica nella Municipalità di Durazzo

  • Stampa

 

Ky projekt parashikon pjesëmarrjen italiane në proçesin e stabilizimit, rindërtimit dhe zhvillimit të Shqipërisë, Durrësit – ashtu siç është vendosur nga MAP në paragrafin 1 të ligjit Nr. 84/2001- nëpërmjet mbështetjes në zhvillimin ekonomik të NVM- ve lokale


Projekti vepron në linjën prioritare të ndërhyrjes sipas Vendimit të Komitetit të Ministrave të datës 20 nëntor 2003 që parashikon aktivitete të ndihmës teknike dhe formim të personelit teknik dhe menaxherial lokal, në fushat kryesore, për zhvillimin e sektorit privat, sipas formave të konkurueshmërisë europiane të NVM- ve.


Qëllimi i përgjithshëm i projektit konsiston në promovimin e sistemit ekonomik lokal, nëpërmjet bashkëpunimit midis Italisë dhe Shqipërisë, qoftë në këndvështrimin e Integrimit Europian, qoftë në vetëdijen e përbashkët të NVM- ve italiane dhe shqiptare për mundësitë reciproke që potencialisht këto dy tregje ofrojnë.


Projekti parashikon si partneritet italian: CCIAA Spezia (Enti promotor), CCIAA Genova-CPL dhe CCIAA Lucca dhe si partneritet shqiptar: Bashkia Durrës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës


Qëllimi më specifik i projektit ka lidhje me krijimin e një sistemi të integruar të promovimit të ofertës tregtare nëpërmjet hartimit të një studimi bëshmërie për ngritjen e një qendre panairesh, edhe nëpermjet realizimit të një partneriteti publik dhe privat.